Modelja, Vivien Thano ka folur për herë të parë për ndarjen nga reperi i njohur Getinjo.
E përlotur, ajo tregon se një nga arsyet e forta të ndarjes me reperin ishte fakti se ai luante bixhoz, një ves që shkatërron çdo familje dhe lidhje.

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq sepse…”, është shprehur e përlotur Vivien në emisionin “Mos i bjer me top”
Kujtojmë se Viven dhe Getinjo krijuan një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, lidhje kjo e cila zgjati pothuajse një vit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...