Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia se bashku me drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive janë duke raportuar para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Ata po diskutojnë me deputetë të pozitës dhe opozitës në lidhje me masat e marra nga institucionet për përballimin e koronavirusit, raporton arbresh.info.
Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, kërkoi që në pjesën e dytë të mbahet diskutimi pa media.
Por nuk u pranua nga opozita, me qellim që mos të krijohet panik tek qytetarët.
Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së, kërkoi që mediat të jenë prezentë deri në fund.
“Nuk e di nga është kjo ideja pa media. Ky takim duhet të jetë nga fillimi deri në mbarim me media me qellim të informimit më të mirë të publikut. Nuk e di a ka qenë kërkesë e Ministrit apo propozim i juaji, por për këtë duhet transparencë e mire edhe informim i publikut”, tha ai.
Vetë ministri, Arben Vita, kërkoi qe takimi të jetë i hapur edhe për medie.
“Kisha dashur që gjithë takimi të mbahet në prezencën e mediave”, deklaroi ai.
Deri më tani janë trajtuar disa raste në QKUK në lidhje me dyshimet për infektim me koronavirus, por që kanë rezultuar si negative./arbresh.info/
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira