Nënat të cilat vuajnë nga sindroma policistike e vezoreve janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë autikë. Në këtë përfundim ka arritur një studim suedez i kryer në vitin 2016.
Ky studim është i pari që ka zbuluar këtë lidhje dhe mbështet teorinë që ekspozimi i hershëm ndaj hormoneve të seksit mund të luajë në rol të rëndësishëm në rrezikun për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.
Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me ngeljen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës 25-50 vjeç.
Rreziku i autizmit është më i madh tek nënat të cilat vuajnë si nga sindroma policistike e vezoreve ashtu edhe obeziteti, një gjendje e zakonshme e kësaj sindrome që lidhet më shumë me rritjen e androgjeneve. Androgjenët janë hormonet seksuale përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave mashkullore. Këto hormone luajnë gjithashtu një rol në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor qendror. Gratë me sindromën policistike të vezoreve kanë nivele më të larta të androgjeneve, madje edhe gjatë shtatzënisë.
Gjatë studimit u vëzhguan rreth 24 mijë fëmijë autikë të lindur në Suedi mes viteve 1984-2015. Hulumtuesit shkencorë më pas zbuluan se diagnoza e sindromës policistike të vezoreve tek nëna rrit rrezikun e autizmit tek pasardhësi me 59%. Suedia është një ndër vendet me numrin më të lartë të fëmijëve autikë në Evropë.
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00