Shkencëtarët e kanë studiuar anatominë e trupit të njeriut me mijëra vjet, por, edhe sot, ka ende shumë sekrete të pazbuluara.
Një ekip hulumtuesish ka identifikuar një organ të ri të pazbuluar më parë, i cili mund të jetë më i madhi në trup, transmeton Telegrafi.
Çfarë dikur mendohej se janë inde të lidhura që shtrihen përgjatë trupit, tani rezulton se ai është ‘rrjet’ me seksione të mbushura me lëngje të cilat mund të funksionojnë si “absorbues të goditjes”.

Jo vetëm se ky zbulim na riformëson mënyrën si e mendojmë trupin e njeriut, por shkencëtarët thonë se ky zbulim gjithashtu na ndihmon të kuptojmë se përse kanceri është më i prirë të shpërndahet kur i pushton disa zona të caktuara brenda trupit.
I emërtuar ‘interstitium’, pjesët e ndërlidhura veprojnë si “autostradë e lëngjeve lëvizëse” dhe gjendet nën shtresën e epërme të lëkurës, si dhe shtrihet përgjatë sistemit të tretjes, mushkërive, sistemeve urinare, përgjatë artereve përreth, venave, etj. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit