Pirja e duhanit pengon një zonë të trurit, e rëndësishme për kujtesën, sipas hulumtimeve të reja.
Kjo shkakton një ngritje të kalciumit në hippocampus, zonë e cila përmban të dhëna të përvojave tona të fundit dhe ato që kanë ndodhur shumë kohë më parë.
Një studim i pothuajse 2,000 njerëzve të moshuar gjeti ata që pinë duhan – ose ishin diabetik – kishin më shumë gjasa që të kishin këto ‘kalcifikime’ në skanimet e CT.
Përfundimi mund të shpjegojë lidhjen midis cigareve dhe çmendurisë. Kjo mund të jetë një arsye tjetër për ta çrrënjosur zakonin.
Dëmtimet që shkakton duhani tek zemra dhe mushkëritë është dokumentuar gjerësisht, por shumë pak dihej deri më tani për ndikimin e tij në tru.
Kjo do të thotë se duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen shkatërruese neurologjike
Sëmundja e Alzheimerit, lloji më i zakonshëm i çmendurisë, shoqërohet me dëmtimin e hipokampusit.
Besohet se kalcifikimi i enëve të gjakut mund të lidhet me problemet vaskulare që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse. Por kërkimet e mëparshme ishin të kufizuara.
Autori kryesor Dr Esther de Brouwer, një geriatrik në Qendrën Mjekësore Universitare në Holandë, tha: “Ne e dimë se kalcifikimet në hipokampus janë të zakonshme, veçanërisht me rritjen e moshës. Megjithatë, nuk e dinim nëse kalcifikimet në hipokampus lidhen me funksionin njohës”.
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë