Gratë janë veçanërisht të ndieshme ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga pirja e duhanit për shkak të brishtësisë së tyre më të madhe fizike, thanë mjekë dhe specialistë italianë.
”Por, megjithëkëtë, numri i duhanpirësve rritet”, është alarmi që vjen nga Kongresi Kombëtar i Shoqatës Italiane të Mjekëve, i promovuar nga kompania ”Philip Morris Italy”.
”Efektet janë të shumta, që nga shëndeti i mushkërive deri te shëndeti riprodhues, me cigare që mund të dëmtojnë fetusin gjatë shtatëzanisë”, shtuan ata.
”Fatkeqësisht, gratë, megjithëse mesazhi është i qartë, vazhdojnë të pinë duhan, edhe për shkak të ritmeve gjithnjë e më stresuese ndaj të cilave nënshtrohen. Edhe pse kujdesen për shëndetin e familjes, ato lënë pas dore veten”, theksuan specialistët.
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...