Lindja me prerje cezariane, e njohur ndryshe me termin mjekësor ‘’Seksioni C’’, është kthyer së fundmi në fomën më të preferuar të lindjes për shumë femra.
Në shumë vende aplikohen politika të ndryshme shëndetësore rreth rasteve kur duhet përdorur kjo procedurë. Ajo është shumë më tepër se një zgjidhje e thjeshtë për nënat dembele, përkundrazi mund të rezultojë jetëshpëtuese në rast komplikimesh , si për shembull kur vihet re këputje e kordonit ombelikal ose kur fetusi nuk ushqehet me oksigjen.
Femrat të cilat kryejnë lindje me prerje cezariane përballen me shqetësimë shëndetësore të cilat mund të zgjasin me ditë të tëra, madje mund të tejkalojnë periudhën e lehonisë. Çrregullimet në sistemin e trejtjes, dhimbjet e barkut, marramendja, temperatura e lartë post-partum dhe plogështia fizike janë disa prej tyre. Zgjidhja për gjithë këtë? Përtypni çamçakëz .
Ky është rezultati i arritur nga një studim i fundit që përfshiu më shumë se 3.149 gra në 9 vende të ndryshme. Gratë të cilat kishin kryer lindje cezariane përtypën çamçakëz 7-12 orë pas ndërhyrjes për një periudhë 3-5 orë. Rezultatet mbresëlënëse habiten edhe vetë hulumtuesit shkencorë. Gati 2400 prej tyre nuk paten probleme me tretjen, u çliruan nga gazrat dhe patën lehtësim të dhimbjeve të barkut. Ky studim pritet të kthehet në një praktikë lehtësuese për shumë paciente.
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...