Një hulumtim i ri gjerman ka treguar që depresioni është njësoj i rrezikshëm dhe ndikon në zemër njësoj si edhe pesha e madhe trupore edhe tensioni i lartë i gjakut!
Të dhënat e grumbulluara kanë konstatuar që depresioni shkakton madje 15 për qind të sulmit në zemër, pesha e lartë trupore 21 për qind, ndërkaq tensioni i lartë 84 për qind, transmeton Telegrafi.
Ekspertët theksojnë që ky fakt ka rëndësi të madhe, sepse depresioni sulmon 350 milionë njerëz në gjithë botën, theksojnë të dhënat e Organizatës Botërore Shëndetësore.
Autori i studimit, profesor Karl-Hejnc Ludvig, i Universitetit Teknik në Munih, thotë që nuk ka dilemë që depresioni është faktor rrezikues për sëmundjet kardiovaskulare, mirëpo çështja është se cila është lidhja e depresionit dhe e faktorëve të tjerë të rrezikshëm, si p.sh. pirja e duhanit, kolesterina e lartë, pesha e lartë trupore dhe hipertensioni, dhe sa i rrezikshëm është roli i secilit faktor veç e veç.
Studimi gjatë 10 vjetëve ka përcjellë rreth 3.500 pacientë të gjinisë mashkullore nga mosha 45 deri në 74 vjeç.
Gjatë studimit kanë vdekur më shumë se 500 persona, madje gjysma e tyre nga sëmundjet e zemrës.
Depresioni ka qenë shkaktar në 15 për qind të vdekjeve.
Autorët e studimit thonë që është vërtetuar se, midis të gjithë faktorëve të arritur kryesorë të cilët janë të rrezikshëm për sëmundjet e zemrës, depresioni ka ndikim mesatarisht të fuqishëm.
“Te pacientët me rrezikshmëri të lartë, diagnostika e depresionit do të duhej të ishte standarde”, thotë profesori Ludvig.
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...