Sipas ekspertëve të shëndetit, koha gjatë ditës ndikon shumë në cilësinë e shëndetit tonë.
Një studim që ekzaminoi burrat me rrezik të lartë për diabet të tipit 2 zbuloi se ata që kryenin aktivitetin fizik pasdite kishin përmisuar shëndetin e tyre, në krahasim me ata që bënin të njejtat ushtrime gjatë mëngjesit, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët theksojnë se aktiviteti fizik ndikohet nga koha kur hamë ose se kur shkojmë në shtrat.
Studimi zbuloi se burrat me diabet tip 2, të cilët përfunduan disa minuta seanca intervali me intensitet të lartë pasdite, përmirësuan ndjeshëm kontrollin e sheqerit në gjak pas dy javësh. Nëse ata bënin të njëjtën, stërvitje intensive në mëngjes, nivelet e sheqerit në gjak u rritën në mënyrë të papërshtatshme.
Përfitimet e ushtrimeve fizike pasdite tejkalojnë ndjeshëm efektet e ushtrimeve në mëngjës.
Ushtrimet e moderuara të pasdites mund të kenë një efekt në ushqimin që konsumojmë më vonë gjatë mbrëmjes dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit.
Pas 12 javësh, burrat që ushtruan pasdite treguan ndjeshmëri mesatare dukshëm më të mirë të insulinës sesa ushtruesit në mëngjes, gjë që rezultoi në një aftësi më të madhe për të kontrolluar sheqerin në gjak./arbresh.info/
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë...
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...
OVL UÇK kërkon tërheqjen e donatorëve nga publikimi “Masakra...