Kumbullat, të çfarëdo lloji qofshin, për disa, janë fruti më i mirë i sezonit.
Kumbullat nisin që kur shfaqen të parat, jeshilet, në muajin prill, e vazhdojnë deri në fund të shtatorit.
Por, nëse i thani, mund t’i shijoni edhe gjatë dimrit.
Përveç se të shijshme, ato kanë veti të mira e vlerat e ushqyese. Së pari përmirësojnë sistemin tretës dhe forcojnë sistemin imunitar.
I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.
Kumbullat pastrojnë natyralisht zorrët prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin.
Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave, shkruan Living.al.
Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë.
Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme sepse janë parandaluese të diabetit.
Si t’i thani?
Ju duhen vetëm kumbulla dhe ujë. vendosni ujin për të zier dhe shtoni më pas kumbullat. Lërini për dy minuta dhe kullojini menjëherë.
Hiqni bërthamën dhe vendosini në furrë, në temperaturë të ulët (100 gradë) për 1 orë e gjysmë.
Fikeni furrën dhe lërini për 30 minuta të tjera. Lërini të ftohen dhe ruajini në enë qelqi.
Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën dy të mitur, një tj...
Nuk ka gola në tri ndeshjet e Superligës pas pjesëve të para
Francë: Vetura bie në përrua, vdesin pesë të rinj të moshës ...
Tjetër lëndim për Isakun, humb derbin me Man United – ...
Manchester United – Liverpool, publikohen formacionet...
10-vjetori në UEFA dhe FIFA, Federata e Futbollit feston me ...