Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka vizituar depon e re qendrore të vaksinave për Kosovën, kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ministria e Shëndetësisë.
Në këtë vizitë ministri Vitia ishte i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bashkë me përfaqësues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës.
Me këtë rast nga afër panë investimin e kompletuar, pajisjet e reja dhe moderne të zinxhirit të ftohtë të cilat shërbejnë për ruajtjen e sigurt të vaksinave.
Ministri Vitia theksoi se ky investim me mbështetje të USAID, në vlerë të 1.3 milionë dollarëve, ka qenë i një rëndësie thelbësore në periudhën e pandemisë COVID-19 dhe tani do të shërbejë për ruajtjen e vaksinave në përgjithësi, pasi që shkalla e vaksinimit në Republikën e Kosovës, fatmirësisht, është e lartë krahasuar me shtetet e tjera.
Ky kapacitet i shtuar për ruajtjen e vaksinave do t’i ndihmojë profesionistëve shëndetësorë në shtrirjen efektive të mbulimit të vaksinimit, në mënyrë që secili fëmijë në Kosovë të jetë i mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina.
Në këtë depo janë instaluar dhomat e ftohta, dhomat e ngrirjes, frigoriferët ultra-ngrirës me kapacitet prej 600 litrash, si dhe pjesa e thatë me sipërfaqe prej 575 m2 për magazinimin e artikujve shpenzues./Arbresh.info/
Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrant...
MPJD: Do të shfrytëzojmë të gjitha kanalet diplomatike që Sp...
Pas sulmeve me thikë, Franca paralajmëron masa të rrepta – M...
Dështimi i 30-të për konstituimin e Kuvendit – sërish pa mar...
Deputeti i PDK-së lodhet nga seancat: Në libër të Guinnessit...
Presidenca: Osmani ka qenë në kontakt me shtetet e QUINT’it ...