Derisa shumica e njerëzve në sezonin e ftohjeve dhe gripit përpiqen të marrin sa më shumë vitaminë C, ndërsa në ushqimin e tyre shtojnë këtë suplement, hulumtuesit konsiderojnë që është plotësisht i padobishëm.
Shkencëtarët kanë përpunuar të dhënat nga 67 studime për të zbuluar se cili është treguar mjeti më efektiv në luftën me ftohjet.
Sipas studimit të publikuar në “Revistën kanadeze mjekësore”, mjetet tradicionale shëruese siç janë ehinacee, xhenseni, xheli për lehtësimin e frymëmarrjes së rënduar dhe ilaçeve për kollë nuk kanë dobi të qarta, ndërsa antibiotikët bëjnë më shumë keq sesa mirë.
Gjithashtu, ata kanë treguar që vetëm konsumimi i zinkut mund të ndihmojnë në preventivën dhe shërimin e infeksioneve, transmeton Telegrafi.
Edhe pse studimi është bërë në fëmijë, hulumtuesit kanë konstatuar që nuk ka arsye përse zinku do të duhej të ndikonte vetëm te fëmijët, e jo te të rriturit.
Kur është fjala për vitaminën C, shkencëtarët kanë theksuar që vitamina më e popullarizuar në botë, për të cilën është i ngulitur mendimi që më së miri i lufton viruset dhe bakteret, nuk ka efekt në ftohjet e zakonshme, pos që mund të shkurtojë kohëzgjatjen e infeksioneve.
Ata thonë që vitamina C është antioksidans dietal dhe mund të neutralizojë efektet e radikaleve të lira dhe të përkrahë mbrojtjen e sistemit të imunitetit.
“Zgjidhja më e mirë në preventivën e përhapjes së viruseve janë larja e duarve dhe konsumimi i zinkut”, ka konstatuar doktori Michael Alan.
Ilaçet siç janë ibuprofeni dhe paracetamoli mund të jenë të dobishëm në uljen e temperaturës dhe etheve, ndërsa marrja e mjaltit zbut dhembjen e fytit. /Telegrafi
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...