Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën Halit Ibrahimi, mjek në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
OMK përmes njoftimit i ka shprehur ngushëllime familjes Ibrahimi dhe miqve.
“Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024). Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria. Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...