Ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme është emëruar si shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, kanë zbuluar disa të dhëna të reja.
Një dietë e varfër – që përfshin të hash pak perime, fruta dhe drithëra e më shumë mish të kuq, kripë dhe sheqer – ka treguar të jetë më vrasëse se duhani dhe alkooli.
Instituti për Vlerësime Shëndetësore në SHBA ka gjetur se presioni i lartë i gjakut, për të cilin është shkaktar obeziteti, është shkaku më i madh i vdekjeve të parakohshme në botë, transmeton Lajmi.net.
Dhe, ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme në përgjithësi, e karakterizuar me konsum të lartë të mishit të kuq dhe pijeve me sheqer, kanë kontribuar në më shumë vdekje se çdo faktor tjetër, për shkak që këto ushqime kontribuojnë në sëmundje të zemrës, infarkt dhe diabet.
Të dhënat nga 108 vende nga viti 1990 deri më 2013 u përdorën për studim, dhe numri i faktorëve të rrezikut në vdekje të parakohshme ishte rritur nga 67 në 79, si pasojë e favorizimit të dietave të pashëndetshme.
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet