Kompania gjermane e bioteknologjisë “KurkËak” njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit mund të ruhet në mënyrë të sigurt deri në tre muaj në një frigorifer të zakonshëm, i cili ndoshta do të ndihmonte për të shmangur një pengesë të madhe logjistike kur bëhet fjalë për shpërndarjen, raporton Fox Neës.
Në një njoftim për media, kompania tha se vaksina mund të ruhet në frigorifer të zakonshëm, ndërsa për 24 orë mund të qëndrojë edhe në temperaturë të dhomës, transmeton portal arbresh.info

“Transporti dhe ruajtja e vaksinave që kërkojnë temperatura ultra të ulta për të qenë të qëndrueshme ka qenë subjekt i një debati dhe shqetësimi intensiv rreth realizueshmërisë, kostove shtesë dhe harxhimit të tyre,” tha Dr. Florian von der Mulbe i CureËak në një njoftim për shtyp.
Ai shtoi se kompania është shumë e inkurajuar nga stabiliteti i jashtëzakonshëm për vaksinën kundër koronavirusit, pasi mund të ruhet në frigorifer.
“Kjo pajtueshmëri gjithashtu potencialisht lejon ruajtjen e decentralizuar dhe mund të lehtësojë ndjeshëm përpjekjet e vaksinimit në shkallë të gjerë gjatë pandemisë aktuale,” shtoi Von der Mulbe./arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë