Shumica e njerëzve blejnë kryesisht vajin e lulediellit dhe të bimëve të tjera. Me ngrohjen e këtyre dy vajrave krijohen substanca të dëmshme, që më pas përfundojnë në trup duke dëmtuar organizmin e njeriut.
Prandaj, shmangni përgatitjen e ushqimit me këto lloje të vajit. Për sallatë, perime të gatuara në avull përdorni vajin e arrave, sezamit apo të lirit. Vaji i arrave është shumë i shëndetshëm për sistemin kardiovaskular.
Sallatave ju dhuron shije më të bukur, por mund të përgatisni edhe lakrën jeshile, e po ashtu edhe ta lyeni peshkun e pjekur në skarë. Vaji i sezamit është i mirë për shëndetin e zemrës, sepse ul nivelin e kolesterolit në gjak.
Herën tjetër, kur shishja me vaj luledielli apo bimor të jetë shpenzuar, zëvendësojeni me vaj ulliri, kokosi, të kikirikëve. Vaji i ullirit është i pasur me acidet që ulin nivelin kolesterolit të keq, duke shtuar kolesterolin e mirë.
Vetëm dy lugë vaj ulliri në ditë ulin rrezikun për t’u rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Vaji i kikirikëve është i pasur me vitamina E, duke bllokuar absorbimin e kolesterolit në zorrë të trashë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...