Përdorimet e uthullës së mollës tanimë dihen. Ato datojnë që nga kohët e lashta, kur kjo lloj uthulle është përdorur për trajtime të problemeve të ndryshme shëndetësore.
Uthulla e pa filtruar e mollës, që përmban lëndën e trashë është lëngu më natyral dhe më i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Kjo masë zakonisht rrinë në fund të shishes dhe ka ngjyrë kafe. Fuqitë e saj kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve besohen të jetë të mëdha.
Për shkak se ka veti të larta acidike preferohet, që ajo të përdoret e përzier me ujë apo e zier.
Një mënyrë shumë e mirë e përdorimit të kësaj uthulle është përzierja e saj me ujë të ngrohtë. Gjithashtu kjo uthullë mund të përzihet edhe me mjaltë, për t’u bërë më e shijshme por edhe më e shëndetshme.
Përdorimi i uthullës së ngrohtë mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Studimet kanë treguar se nëse uthulla pihet në mbrëmje, të nesërmen sasia e glukozës në gjak bie dukshëm.
Përpos për diabet, uthulla e ngrohtë përdoret edhe për eliminimin e kolesterinës në gjak. Aminoacidet, të cilat ndodhen në uthullën e mollës kanë një efekt neutralizues ndaj kolesterinës.
Për rënie nga pesha, preferohet që uthulla së bashku me mjaltin të përdoret çdo mbrëmje. Benefitet e tjera të saj janë edhe përmirësimi i problemeve me zorrët siç janë: konstipacioni dhe diarrea./ Express
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...