Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të mbash gjurmët e rreziqeve që fshihen në ushqimet e paketuara.
Ka ushqime që përmbajnë konservues që rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit, transmeton portal arbresh.info
Nutricionisti Blair Persin foli për këtë problem dhe theksoi se çfarë duhet të hahet më pak apo edhe të eliminohet plotësisht nga dieta.
“Nitritet krijojnë komponime N-nitrozo në trup, të cilat janë kancerogjene të mundshme. Gjithashtu, nitratet në zorrë mund të shndërrohen në nitrite, gjë që është gjithashtu një shkak për shqetësim, sepse ato shkaktojnë dëmtim të ADN-së, duke çuar në kancer”, tha ai.
Studime të kryera nga Oxford University krahasuan rreziqet e zhvillimit të kancerit tek njerëzit që konsumonin dhe që nuk konsumonin nitrate.
Rezultatet treguan se konsumi i rregullt i produkteve që përmbajnë nitrate rrit rrezikun e kancerit të gjirit me afërsisht 25 për qind. Përveç kësaj, konsumimi i sasive të mëdha të ushqimeve që përmbajnë nitrite rrit rrezikun e kancerit të prostatës me gati 60 për qind.
“Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, theksoj se nitratet dhe nitritet janë vërtetuar se janë kancerogjene për kafshët”, shtoi Blair Persin.
Ai këshillon që njerëzit të reduktojnë konsumimin e mishit të përpunuar sepse rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit. Mishi i përpunuar përfshin hot dog, sallam, salcice dhe të tjera të ngjashme./arbresh.info/
“Nuk mund t’ia japim kryeparlamentarin partisë me tre depute...
Ish-ambasadori i Kroacisë: Kosova s’mund të jetë pa instituc...
Kurti zbulon se çfarë pozite do të ketë Glauk Konjufca nëse ...
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstitui...
BE-ja vendos t’ia heqë sanksionet ekonomike Sirisë
Bizneset paralajmërojnë humbje me kalimin në tregun e lirë e...