Ushqimet që ngjajnë me organet e trupit dhe pse duhet konsumuar ato

18:21 | 5 Tetor 2017

Në shekullin e 18-të, mjekët janë bazuar kryesisht te mjeksia natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Në shumicën e rasteve, ata janë bazuar në ngjajshmërinë e organit të trupit dhe ushqimeve për të trajtuar sëmundjet, shkruan portali arbresh.info

Më poshtë mund të shikoni disa nga ushqimet që ngjajnë me organet e trupit dhe pse duhet konsumuar ato:

Arra

ushqim

Të gjithë e dimë që arra ka formën e trurit. Sipas studimeve të shumta, thuhet se arrat përmisojnë kujtesën ton dhe mbrojnë neuronet nga stresi oksidativ. Në të vërtetë, ky frut i thahë është i pasur me acide yndyrore që kanë rëndësi të madhe në funksionalizimin e trurit. Arra rekomandohet për ruajtjen e shëndetit neuronal dhe për parandalimin e sëmundjeve siç është sëmundja e Alzheimerit.

Domate

domate

Ndani një domate në gjysmë dhe do të shihni se sa shumë i përngjan zemrës. Një studim finlandez ka theksuar se domatja ka të mira shëndetësore të shumta në shëndetin kardiovaskular. Ky studim tregoi se lycopeni ( pigment antioksidant) që gjendet në domate, parandalon rrezikune  goditjes në tru.

Avokado

avokado

Për një kohë të gjatë avokadot kanë qenë të ndaluara nga dietologët, por më vonë është gjetur se ky frut ka rëndësi të madhe për shëndetin tonë, veçanërisht atë të grave shtatzëna. Forma e saj të kujton mitrën. Në të vërtetë, është e dobishme për nënat e ardhshme, sepse përmban vitaminë B, e cila është një ndër vitaminat thelbësore për parandalimin e keqformimeve gjatë shtatzënisë. Gjithashtu përmban vitaminë K, e cila luan rol të rëndësishëm në forcimin e eshtrave.

Karrota

karrota

Pritni një karrotë në gjysmë dhe do të shikoni se ngjan me syrin. Karrotat janë shumë të pasura me vitamina dhe antioksidante. Vitamina kryesore që përmban karrota është vitamina A, e cila është thelbësore për funksionalizimin e duhur të retinës.

Selino

selino

Selino ngjan me eshtrat tona. Uji i saj ofron shumë minetale që stilumon prodhimin dhe rinovimin e indeve. Përmban sasi të konsiderueshme të hekurit dhe zinkut, prandaj konsiderohet si ushqim kryesor për forcimin e eshtrave. Ndihmon në rregullimin e kalciumit dhe magnezit në trup.

Patatja e ëmbël

patate

Patatja e embël ka ngjajshmëri me pankerasin, prandaj edhe ndihmon në funksionin e duhur të këtij organi. Gjithashtu, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht te diabetikët. E pasur me beta-carotene, ky antioksidant i fuqishëm mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë edhe pankerasin, shkruan portali arbresh.info

Qitro dhe portokalli

qitro

Qitro dhe portokalli kanë ngjajshmëri me gjymtyrët e gjirit dhe në të vërtetë janë shumë të dobishme për shëndetin e grave. Sipas studimeve, qitro parandalon përphapjen e qelizave kancerogjene. Bashkë me portokallin, ato pengojnë zhvillimin e qelizave të kancerit dhe përhapjen e tyre.

Rrushi

rrush

Çdo lob i mushkërive tona përmban bronket të përbërë nga alveola që ngjajnë me kokrrat e rrushit. Alveolat lejojnë oksigjenin të kalojë nga mushkëritë në gjak. Konsumimi i rrushit të frekët parandalon rrezikun e kancerit të mushkërive dhe kancerit në përgjithësi. Farat e rrushit gjithashtu përmbajnë antioksidant flavonoid, i cili ka efekte të dobishme për njerëzit që vuajnë nga astma dhe bronkiti kronik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara