Mënyra se si ushqehemi është e rëndësishme për shëndetin, duhet të zgjedhim cilat janë ushqimet e shëndetshmë jo të dëmshme. Po aq e rëndësishme është të dimë cilat janë ushqimet e duhura për tretjen. Të gjitha sëmundjet fillojnë në zorrë dhe përhapen në zona të tjera të trupit. Pra, nëse jeni duke vuajtur nga dhimbje koke kronike, sëmundje lëkure, depresioni, apo problemet e tretjes, duhet së pari të eliminoni dhimbjen në zorrë.
Proteinat: Proteinat e kafshëve, mundësisht organike, të ushqyera me bar janë shëruese ndaj zorrëve. Proteinat janë një burim i mirë për aminoacidet dietetike siç janë glutamina, glutamati dhe arginina. Ushqimet që përmbajnë proteina gjithashtu nxisin prodhimin acid në stomak, i cili është kritik për tretje të shëndetshme.
Limoni: Limoni është ushqimi i duhur për stimulimin e prodhimit biliar, i cili ndihmon në tretje. Ai ndihmon gjithashtu për të nxjerrë toksina nga trupi. Mjekët këshillojnë të pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon në mëngjes.
Ananasi: Ananasi është një burim i shkëlqyer që ndihmon tretjen, duke tretur proteinat.
Kokosi: Kokosi është një ushqim i cili ka shumë përfitime shëndetësore. Një karakteristikë e rëndësishme është se ka veti antibakteriale dhe anti-fungale. Kokosi mund të ndihmojë shërimin e zorrëve duke luftuar sëmundjet e mundshme.
Bimët aromatike: Rigoni, xhenxhefili, karafili dhe rozmarina janë të shkëlqyera për tretjen sepse ato posedojnë veti antibakteriale. Gatimi me këto bimë të shijshme jo vetëm që i jep shije ushqimeve tuaja, por ndihmon në shërimin dhe mbrojtjen e zorrëve gjithashtu.
Ushqimet e fermentuara: Janë të rëndësishme për shëndetin e zorrëve sepse ato janë një burim fantastik i baktereve të mira, apo probiotikëve. Shembuj të ushqimeve të fermentuara janë uthull molle, kefir (kokosit, qumështi, ose versionet e ujit), kos dhe lakër turshi.
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...