Intoleranca e laktozës është bërë një problem shëndetësor në shekullin 21.
Në fakt, konsumi i qumështit ka dalur të jetë i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë alergjitë.
Por megjithatë, largimi i qumështit nga regjimi juaj ushqimor mund të mos jetë një problem, por sërish është e rëndësishme për të siguruar marrjen e duhur të kalciumit (qumështi ka sasi të lartë të këtij minerali esencial).
Përveç qumështit, ekziston një listë e gjatë e ushqimeve që përmbajnë përmbajtje të lartë ose edhe më të lartë të kalciumit sesa qumështi, transmeton Klan Kosova.
Djathi/kaçkavalli

Llojet e ndryshme të djathrave përmbajnë sasi të ndryshme të kalciumit. Djathi “cheddar”, një nga llojet më popullore, ka sasi të lartë të kalciumit – siguron 721 mg për 100 gr.
Varitetet e tjera të djathit gjithashtu përmbajnë rreth 500mg – 1000mg kalcium për 100 gr.
Zarzavetet e gjelbra

Mënyra më e mirë për të ngrënë zarzavatet është duke i skuqur ose zier ato. Përveç kalciumit, këto perime luftojnë kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Jogurti organik

Edhe pse një produkt i qumështit vetë, jogurti është një alternativë më e mirë sesa qumështi i përpunuar.
Forma më e mirë që të merrni kalciumin nga produktet e qumështit është përmes jogurtit organik për shkak të procesit të fermentimit natyror dhe probiotikëve.
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...