Ushqimet, që duhet t’i largoheni nëse jeni në dietë (FOTO)

12:07 | 31 Maj 2017

Nëse dëshironi që dieta juaj të ketë efekt, është gjithmonë më mirë që vetë t’i përgatisni lëngjet dhe sallatat dhe të mos i blini të njëjtat. Ja cilat ushqime duhet t’i shmangni nëse jeni në dietë.

Image

TRANGUJT TURSHI Trangujt janë një ndihmë e madhe, kur të jeni në dietë. Megjithëkëtë, trangujt turshi nuk janë. Kjo për faktin sepse përmbajnë sasi të madhe të sodiumit (me fjalë të tjera, kripë). Kripa nuk është e dëmshme vetëm për shëndetin, po ashtu ndikon që lëngjet të mbesin në trup dhe fillojnë të ënjten.

Image

BANANET E THATA Bananet janë një fryt me përmbajtje të lartë të sheqerit. Siç edhe e dini, janë disa lloje të sheqerit që duhet shmangur, nëse dëshironi të humbni në peshë. Kjo qëndron me bananen e thatë, kështu që duhet shmangur.

Image

“SMOOTHIE” Jo të gjithë “smoothie” janë të shëndetshëm. Duhet pasur kujdes me ta. E njëjta sikurse me bananet e thata. Disa “smoothie” janë të përzier me ëmbëltues ose sasi të madhe të sheqerit. Këtu përfshihen ushqimet edhe si jogurt dhe akullore.

Image

BUKA Mos besoni se jeni duke konsumuar pak kalori vetëm se jeni duke përdorur bukë nga kokrra e grurit në vend të bukës së bardhë. Buka nga kokrra e grurit ka po aq kalori sa edhe buka e bardhë. Dallimi i vetëm është në sasinë e fibrave që japin. Fibrat përmirësojnë tretjen, asgjë më shumë.

Image

DRITHËRAT Kujdes me këtë lloj të drithërave. Edhe pse duken të jenë zamër e shëndetshme dhe me pak kalori, nuk janë. Sikurse dhe “granula”, drithërat prej barit kanë sasi të madhe të kalorive. Nuk duhet ta teproni me konsumimin e tyre. Janë të pasura edhe me yndyrat trans, si dhe me sheqer të rafinuar.

Image

SALLATAT “CESAR” Kujdes me sallatat, sepse disa mund të jenë shumë mashtruese. Vetëm se përdorin marule për zbukurim, nuk do të thotë se kanë pak kalori. Shembulli më i mirë për këtë është sallata “Cesar”. Është e pasur me shumë kalori, kështu që duhet ta shmangni nëse jeni në dietë.

Shpërndaje në rrjete sociale