Sipas studimeve të fundit ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera kancerogjene.
Studiuesit paralajmërojnë se ushqimet e gatshme dhe të paketuara përmbajnë shpesh aromatizues, ngjyrues, konservantë ose aditivë të tjerë, të cilët janë “një kombinim ideal” për të shkaktuar sëmundje të ndryshme.
Një studim i fundit i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në San Diego tregoi se ushqimet e përpunuara si biskotat, ushqimet e gatshme, picat, djathi i shkrirë, supat e gatshme, ushqimet e ngrira, akulloret, karamelet, pijet e gazuara dhe fast food ndikojnë në rënien e shpejtë të aftësive të trurit.
“Nuk është sekret që shëndeti fizik dhe mendor-konjitiv janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, prandaj gjetjet e ketij studimi nuk janë çudi”, tha Rafael Perez-Escamilla, profesor i shëndetit publik në Universitetin Yale.
Shtim i rrezikut për kancer
Ushqimet e përpunuara dhe të paketuara rrisin edhe rrezikun e kancerit. Sipas studiuesve konsumi i shpeshtë i ushqimeve të tilla e rrit me një të katërten rrezikun për t’u sëmurur me kancer.
Sipas një studimi të zhvilluar në Francë në kuadër të të cilit u analizuan mënyrat e ushqimit të 105 mijë vetëve gjatë një periudhe tremujore, rezultoi që ata që hanin ushqim shumë të përpunuar ishin 23% më të predispozuar për t’u prekur nga ndonjë lloj kanceri krahasuar me ata që hanin më pak ushqime të përpunuara.
Ushqime “të përpunuara” dhe “tejet të përpunuara”
Ushqimet e konservuara duke përdorur kripën apo uthullën quhen ushqime “të përpunuara”, ndërsa ato që përgatiten në fabrikë duke përdorur aroma, konservatë dhe adititivë të tjerë quhen ushqime “tejet të përpunuara”./DW
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...