Konsumimi i lëngut nga panxhari para ushtrimeve mundet ta përtërijë trurin e të rriturve dhe e shtyn të punojë në mënyrë më efikase, si në ditët e rinisë, thotë studimi i ekspertëve.
Shumë studime kanë treguar se deri më tani se ushtrimet kanë ndikim pozitiv në tru, por ekspertët kanë zbuluar se të rriturit me shtypje të lartë të gjakut që për çdo ditë kanë konsumuar lëngun e panxharit kanë arritur lidhje më të mira në tru, që ishin shumë afër funksionimit të trurit “të ri”.
Gjashtë javë kishte zgjatur studimi në të cilin kishin marrë pjesë të anketuar 55 vjeç, që nuk kishin ushtruar, por kishin shtyje të lartë të gjakut, më pas kishin filluar të ushtrojnë tri herë në javë duke konsumuar lëngun e panxharit një orë para se të ushtrojnë 50 minuta.
Analizat kanë treguar se të anketuarit që kishin konsumuar lëngun nga panxhari kishin shtypje më të rregullt të gjakut si dhe truri i tyre funksiononte më mirë. Sipas ekspertëve, lëngu i panxharit krijon kushte për forcimin e trurit.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...