Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish. Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh.
Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash. Ato ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës. Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri
Sipas nje studimi duhet të provojmë të konsumojnë 3 hurma në ditë dhe do të përfitojnë 5 vlerat e mëposhtme. 1. Shëndeti i zemrës 2. Nivelet e energjisë 3. Përmirësojnë aparatin tretës 4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë 5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar merr mineralet e nevojshme.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, hurmat e Arabisë janë të mira për shëndetin, ndonëse kanë një nivel të lartë fruktoze. Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta. Kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur. Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta. Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...