Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni.
Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmenitin që i jep ngjyrë flokëve.
Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at tuaja, por nuk do të thotë që një 20 vjeçare mund të mos ketë thinja.
Përpos melaninës janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.
Pirja e duhanit është e lidhur ngushtësisht me flokët gri.
Faktorët e jashtëm mjedisor si rrezet ultravjollcë dhe ajri tepër i ndotur janë shkaktarë të flokëve gri.
Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jetë një shenjë e sëmundjes vitiligo, anemi (kur trupi e ka të vështirë thithjen e vitaminë B12) ose problemet që përfshijnë hipofizën apo gjendrat tiroide./zyrtare/
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...