Tetë arsye pse është mirë të pini ujë me mjaltë çdo mëngjes

01:08 | 23 Shkurt 2021

Të gjithë e dimë se mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Thuhet se shëndeti vjen nga stomaku, kështuqë konsumimi i mjaltit çdo ditë është mënyra më e mirë për të përfituar plotësisht nga të gjitha anët e tij të mira, transmeton portali arbresh.info

Njerëzit që kanë probleme me sistemin e tretjes duhet të kosnumojnë mjaltë. jë pije e thjeshtë me mjaltë që duhet të konsumohet çdo mëngjes me stomak bosh do të zgjojë tretjen e ngadaltë.

Përbërësit:

1 gotë ujë e vakët
1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Përzieni mirë ujin dhe mjaltin, prisni të tretet plotësisht dhe më pas pini. Uji duhet të jetë i vakët, asnjëherë i nxehtë, sepse temperatura e lartë shkatërron të gjithë lëndët ushqyese dhe gjërat e dobishme në mjaltë.

Si ndikon kjo pije në trupin tonë:

Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës.

Neutralizon gazrat e prodhuara në sistemin tretës.

Qetëson stomakun. Studimet kanë treguar se ndihmon gjithashtu në trajtimin e ulçerave të stomakut ose gastroenteritit bakterial.

Pastron trupin nga toksinat.

Me shtimin e lëngut të limonit, ai bëhet një aleat në humbjen e peshës.

Ka efekt antibakterial. Mjalti “i papërpunuar” është plot me enzima, vitamina dhe minerale që luftojnë bakteret e dëmshme.

Lehtëson alergjitë.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara