Në internet qarkullon një teori sikur mjekët japonezë rekomandojnë disa gllënjka ujë çdo 15 minuta për tu mbrojtur nga Covid-19.
Thuhet se uji do të kalojë virusin nëpër stomak dhe “acidet e stomakut do e vrasin”. Kjo është një teori false.
Departamenti i Shëndetit të Houston dhe doktorët lokalë thonë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Mjekja infeksioniste, Susan Wootton, eksperte në shkollën mjekësore të McGovern tha se nuk ka prova konkrete për një gjë të tillë.
“Hidratimi i mirë dhe pushimi është i mjaftueshëm që të rikuperohen njerëzit nga çdo infeksion viral”, tha Wootton.
OBSH ka këshilluar që higjiena personale është tepër e rëndësishme dhe duhet që të lahen duart shpesh me ujë e sapun dhe të përpiqeni të mos prekni fytyrën./lapsi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...