Shqetësimi më i madh: dhimbja e kokës! Arsyet pse vjen kjo dhimbje mund të jenë të ndryshme dhe jo shpesh i kuptojmë. Në artikullin e mëposhtëm keni disa mënyra se si mund t’i kuptoni për të shpëtuar njëherë e mirë. Nëse dhimbja ndodhet vetëm në njërën anë të kokës (ose majtas ose djathtas) dhe ndjeni sikur pulson, është ndoshta migrenë. Dhe ndërkohë që ka më shumë se një arsye pse mund të vuani nga migrena, nuk ka dyshim se ato do të kalojnë. Presion dhe dhimbje në të gjithë sipërfaqen e kokës: kjo dhimbje vjen si pasojë e një aktiviteti të përditshëm ndaj dhe duhet të shikoni çfarë mund t’ju ndihmojë për ta lehtësuar. Nëse ju ndjeni presion në sytë tuaj dhe në faqe, kjo vjen si pasojë e një infeksioni, i cili kalon më një antibiotikë që ju jep vetëm mjeku juaj. Dhimbje koke na majën e kokës: dhimbjet e kokës të shkaktuara nga alergjia janë sezonale dhe ju do të përjetoni simptoma të tjera si sekrecione, teshtima dhe sy të përlotur. Duhet të merrni një diagnozë nga mjeku juaj për të identifikuar me saktësi problemin. Dhimbje në cepin e ballit: Sikur udhëtimi ajror të mos ishte mjaft i vështirë, një në 12 njerëz vuajnë nga ajo që quhet dhimbje koke nga avioni. Vjen si pasojë e ndryshimeve dhe presionit gjatë udhëtimeve.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...