Ekziston një probabilitet shumë i ulët që një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus t’ia transmetojë sëmundjen foshnjës së saj, veçanërisht nëse ajo ka zhvilluar një formë më të lehtë të sëmundjes së Covid 19, tregoi një studim i publikuar së fundmi.
Studimi ka rëndësi të madhe sepse është një nga studimet e para që ngre çështjen e transmetimit të koronavirusit gjatë shtatzënisë, transmeton portal arbresh.info
Është një meta-analizë, në të cilën janë mbledhur të dhëna nga disa qindra hulumtime tashmë ekzistuese, e cila mundëson nxjerrjen e përfundimeve të sigurta.
Sipas shkencëtarëve, është e pamundur që një grua shtatzënë të transmetojë sëmundjen te foshnja. Kur nëna është pozitive me koronavirus, rreth 2% e foshnjave janë pozitive disa ditë pas lindjes.
Por ky numër fsheh variacione të mundshme që varen nga rrethanat. Foshnjat ka gjasa të infektohen vetëm nëse nëna shfaq forma të rënda të sëmundjes, veçanërisht në rastin e shtrimit në spital.
“Ndarja e nënës nga fëmija menjëherë pas lindjes është veçanërisht e papërshtatshme”, thonë ekspertët.
Shkencëtarët kanë bërë thirrje që nënat të tregojnë kujdes dhe të shmangin masat e veçanta kur bëhet fjalë vetëm për një rezultat pozitiv në testimin e koronavirusit.
Studimi tregoi gjithashtu se nuk ekziston rreziku i transmetimit të virusit përmes ushqyerjes me gji, gjë që bëri që autorët të rekomandojnë shmangien e përdorimit sistematik të ushqimeve artificiale për të sapolindurit./arbresh.info/
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...