Fëmijët nën moshën katër vjeç duhet të kufizohen në vetëm një katror çokollatë në javë, sugjerojnë udhëzimet e reja shëndetësore.
Sipas udhëzimeve mjekësore fëmijët deri në moshën katër vjeç duhet të konsumojnë ëmbëlsira në sasi të vogla, prandaj si alternativë ndaj një katrori me çokollatë, një fëmijë mund të hajë tre patate të skuqura ose gjysmë biskote të zakonshme, transmeton portal arbresh.info
Specialisti irlandez për ushqimet Dr. Marian O’Reilly, tha se prindërit janë mësuar t’u japin fëmijëve ushqime më shumë se sa ata kanë nevojë.
Sipas studimeve, fëmijët tani hanë ushqime me më pak vlera ushqyese, pasi shumica e prindërve u ofrojnë atyre ushqim të shpejtë.
Qumështi me yndyrë të plotë duhet t’u ofrohet fëmijëve nga mosha një deri në dy vjeç, ndërsa qumështi me pak yndyrë mund t’u ofrohet fëmijëve të moshës tre deri në katër vjeç.
Fëmijëve duhet t’u ofrohen drithëra për mëngjes me hekur, ndërsa mund t’u shtohet edhe lëngu i portokallit për shkak të vitaminës C që përmban.
Ushqimi i skuqur nuk rekomandohet për të rinjtë dhe as majoneza, sallata lakër dhe sallata pasi përmbajnë edhe vaj./arbresh.info/
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...