Studime të shumta janë bërë në lidhje me efektin e kafesë dhe çajit tek personat diabetikë ose tek ata, që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Studimi më i ri, i bërë së fundmi tregon se njerëzit, që vuajnë nga tipi 2 i diabetit gjithashtu mund t’i kenë këto përfitime. Pirja e çajit jeshil dhe kafesë është e lidhur me një rrezik të zvogëluar të vdekjes së parakohshme tek njerëzit me tipin 2 të diabetit.
Studimi i kryer në Japoni dhe i botuar në “BMJ Open Diabetes Research and Care”, përfshiu pothuajse 5.000 diabetikë me një moshë mesatare 66 vjeç, të cilët u vëzhguan për 5 vjet. Shkencëtarët kishin analizuar personat, që kanë konsumuar këto dy pije dhe efektin tek shëndeti i tyre.
Sipas rezultateve, njerëzit me diabet tipi 2, të cilët pinin një filxhan çaj jeshil në ditë, zvogëluan rrezikun e vdekjes për 15%, dy deri në tre filxhanë për 27%, dhe katër filxhanë në ditë çaj të gjelbër për 40%. Të dhëna të ngjashme u vërejtën edhe tek përdorimi i kafesë.
Në bazë të studimit, kur çaji jeshil alternon me kafenë, efekti rritet. Kështu, kombinimi i 2 filxhanëve çaj jeshil dhe 2 filxhanëve kafe në ditë, zvogëlonin rrezikun e vdekjes së parakohshme për 51%, ndërsa konsumimi i 4 filxhanëve çaj të gjelbër dhe katër filxhanëve kafe zvogëlonin rrezikun për 63%.
Autorët e këtij studimi treguan që çaji jeshil dhe kafeja përmbajnë shumë antioksidantë dhe përbërës të tjerë anti-inflamatorë, që shpjegojnë potencialisht faktin se përdorimi i tyre shoqërohet me një zvogëlim të dukshëm të vdekjes.
Arrestohet një person në Drenas me urdhër arrest ndërkombëta...
Salah bën një veprim shumë fisnik pas vdekjes tragjike të Di...
Nga shokë klase në prindër të tre fëmijëve! Historia prekëse...
Pavarësia e SHBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokra...
Policia arreston tre persona, dyshohet se kryen vjedhje në d...
Edi Rama: Dogana në Vërmicë – një nga shembujt më të mirë të...