Një studim i ri arrin në përfundimin se një në tre gra të diagnostikuara me kancer në gji nga mamogrami kanë marrë trajtim, pa qenë e nevojshme.
Kjo gjetje përforcon edhe një herë pikëpyetjen lidhur me rolin e mamogramit në përcaktimin e rasteve të kancerit.
Studimi u krye në Danimarkë dhe u botua në revistën “Analet e Mjekësisë”. Në studim thuhet se mamogrami në një të tretën e rasteve dallon rastet e tumoreve beninje, jo vdekjeprurëse dhe nuk dallon rastet e avancuara të kancerit.
Idhtarët e mamogramit thonë se analiza shpesh u shpëton jetën grave, duke ndihmuar në trajtimin e tumoreve në fazat e para të sëmudnjes. Por kundërshtarët thonë se rrezatimi i panevojshëm mund të shkaktojë raste të reja kanceri./VoA
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj