Debati se a janë vezët të mira për shëndetin apo jo vazhdon ende. Shumë studime të ndryshme kanë dhënë rezultate të ndryshme. Kështu, studimi i fundit nga Universiteti i Harvardit ka ardhur në përfundim se konsumimi i moderuar i vezëve është shumë i mirë për shëndetin, shkruan CNN.
Studimet e kaluara kanë treguar se konsumimi i tepërt i vezëve gjatë ditës, çon në rritje të nivelit të kolesterinës në gjak, dhe kështu mund të bëhet shkak i shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Mirëpo sipas studimit të fundit nëse ju hani një vezë në ditë, atëherë ky rrezik nuk do të ekzistojë.
Hulumtimi ka analizuar informacione nga disa studime të kaluara, të më shumë se 215.000 grave dhe meshkujve. Në këto informacione janë përfshirë të dhëna mbi shprehitë e ngrënies, si dhe sasinë e vezëve të konsumuara nga secili prej tyre.
Lidhja e vetme në mes të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, ekziston vetëm tek personat me tipin 2 të diabetit.
Sipas ekspertëve, një vezë në ditë nuk e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, pasi që me anë të një veze ju merrni vetëm 185 miligramë të kolesterinës, dhe kjo sasi nuk është e dëmshme për shëndetin.
Dalin pamjet nga sulmi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mi...
Nuk i deklaroi 38 mijë dollarë në kufi, 67-vjeçarit në shtëp...
Protestuesit në Danimarkë mbështesin Grenlandën pas kërcënim...
Man Utd – Man City, formacionet zyrtare
Kurti bëri homazhe me rastin e përvjetorit të 45-të të vrasj...
Gjenerali Bashkim Jashari pritet me duartrokitje në Gardën K...