Një studim i ri ka nxjerrë në pah se pse është e rëndësishme që gratë të dinë më shumë për rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe pse kanë nevojë që t’i japin përparësi shëndetit të tyre.
Studimi i botuar në “Europan Heart Journal” ka gjetur se nivelet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës janë rritur te gratë e reja, transmeton portali arbresh.info
“Pas vitit 2010, sëmundjet e zemrës dhe ato kancerogjene kanë filluar të rriten te gratë e reja”, tha autori i studimit Dr. Erin D. Michos, drejtor i shëndetit kardiovaskular të grave dhe drejtor i asociuar i kardiologjisë parandaluese në Qendrën Johns Hopkins.
Sipas shkencëtarëve, pandemia e koronavirusit vetëm sa e ka përkeqësuar këtë çështje.
Ata theksojnë se gjatë pandemisë, gratë kanë qenë më pak aktive në kujdesin ndaj shëndetit të tyre, ndërsa i janë përkushtuar më shumë punëve të shtëpise dhe ndihmës për fëmijët, sidomos me shkollën.
Nivelet e stresit kanë qenë më të larta, e cila gjithashtu ndikon në shëndetin e zemrës.
Gratë kanë më shumë të ngjarë të përmendin kancerin e gjirit si shkaku kryesor të vdekjeve, ndërsa edhe sëmundjet e zemrës nuk është se po lënë pas dore vdekjen e grave.
Shkencëtarët shpresojnë që studimi do të shërbejë për gratë si një thirrje zgjimi që të mos lënë pas dorë shëndetin e tyre./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit