Një pjesë e madhe e njerëzve të prekur me koronavirus kanë raportuar se kanë humbur sensin e shijes ose edhe atë të dallimit të aromave – dhe tash një studim shkencor britanik e ka mbështetur këtë pretendim.
Sipas The New York Times, hulumtuesit nga Kolegji i Mbretit në Londër kanë mbledhur të dhënat nga 1.5 milion njerëz përmes një aplikacioni që gjurmonte simptomat i projektuar për të ndihmuar monitorimin e pandemisë, shkruan Daily Beast, përkthen Periskopi.
Hulumtimi i tyre raportohet se gjeti se gati 60 për qind e pacientëve që ishin konfirmuar më herët si pozitiv me Covid019 kishin pretenduar se e kishin humbur shijen dhe mundësinë për të dalluar aromat.
Kjo simptomë rezultoi shumë më efektive në parashikimin e të diagnostikuarve me Covid-19 se sa ethet, kanë thënë shkencëtarët.
“Kur kombinohej me simptomat e tjera, njerëzit që humbnin shijen dhe aftësinë për të dalluar aromën dukej se do të kishin tri herë më shumë gjasa për të rezultuar si të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave tona, dhe prandaj duhej që të vetizoloheshin për shtatë ditë për të reduktuar shpërndarjen e sëmundjes,” tha Tim Spector, profesor i këtij Kolegji.
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 sh...
Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e Epopesë së...