Aspirina nuk përmirëson shanset për mbijetesë të pacientëve të shtruar në spital për shkak të infeksionit me koronavirus, tregoi një studim britanik.
Pacientët me koronavirusi kanë një rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut në trup, veçanërisht në mushkëri, transmeton portal arbresh.info
Midis nëntorit të vitit të kaluar dhe marsit 2021, një studim i madh u krye në 15,000 pacientë të pranuar në spitale për shkak të Covid-19 dhe qëllimi ishte që të testohej efektiviteti i aspirinës, një ilaç që përdoret gjerësisht për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
Si pjesë e studimit, një total prej 7,351 pacientë morën 150 miligramë aspirinë çdo ditë, dhe 7,451 prej tyre nuk pinë aspirinë. Zgjedhja ishte e rastësishme.
Shkencëtarët nuk kanë gjetur prova se aspirina zvogëloi vdekshmërinë, por u vu re se pacientët të cilëve iu dha aspirina u shtruan në spital për një periudhë më të shkurtër, tetë ditë më pak se nëntë e zakonshme dhe pas 28 ditësh më shumë u lëshuan nga spitali sepse ata i mbijetuan sëmundjes.
Peter Hobby, një profesor i sëmundjeve infektive në Oksford dhe një nga autorët e studimit, tha se këto ndryshime ishin të papërfillshme për të justifikuar përdorimin e gjerë të aspirinës midis pacientëve me Covid.
Kolegu i tij Martin Landry, një profesor i epidemiologjisë, deklaroi se ishte i zhgënjyer nga fakti që një ilaç kaq i lirë dhe i përhapur u tregua joefektiv në këtë rast./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë