
Close up of a mother going through her financials
Edhe njeriu më stabil mendërisht mund të bëhet peng i një situate që provokon shqetësim konstant dhe ankth për periudha të zgjatura të kohës. Kjo quhet stres kronik.
Shkaktarët mund të jenë psikologjik (lodhje e rëndë, përgjegjësi e madhe), social (humbja e punës) se fiziologjik (sëmundje afatgjatë), shkruan portali arbresh.info.
Ndonjëherë, një ngjarje e pakëndshme mund të mos jetë afatgjatë, por mund të ndikojë në dikë aq shumë saqë nuk janë në gjendje të përballojnë pasojat për një kohë (për shembull humbja e një personi të dashur apo abuzimi).
Aspekti dallues i këtij tipi të stresit është në kohëzgjatje. Një person që përjeton stres kronik nuk është në gjendje të dalë nga gjendja depresive për një periudhë të gjatë kohore.
Në këtë rast, simptomat e stresit të zakonshëm janë të acaruara dhe mund të ndikojnë dukshëm në shëndetin e individit. Stresit kronik madje është shkaku i shumë sëmundjeve serioze.
Prandaj nëse e vëreni veten se jeni duke përjetuar stres kronik konsultohuni me specialistin./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...