Sa më herët që të zbuloni dëmtimet e veshkave, aq më efektiv do të jetë tretmani i tyre.
Veshkat janë organe vitale që janë përgjegjëse për eliminimin e mbeturinave. Pra, kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, bëjnë të mundur grumbullimin e toksinave në trup.
Pesë shenja të veshkave të dëmtuara:
Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës
Dhimbja dhe parehatia që vjen nga pjesa e poshtme e shpinës është një nga simptomat më të zakonshme të shëndetit të dobët të veshkave. Dhimbjet mund të fillojnë në një ose të dyja anët. Megjithatë, nëse nuk trajtohet, ajo do të fillojë në të dyja anët.
Problemet me urinim
Një tjetër sinjal i veshkave të dëmtuara është edhe ndryshimi i përbërjes së urinës. Nëse vëreni se urina juaj ka ngjyrë më të errët se zakonisht apo erë më të rëndë dhe shfaqje të gjakut, atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
Ënjtje
Kur veshkat nuk funksionojnë si duhet ato shkaktojnë edemë ose ënjtje. Këto lëngje mund të grumbullohen në duar, këmbë, shputa dhe fytyrë. Në raste shumë të rënda edema mund të zhvillohet edhe në mushkëri dhe zemër.
Problemet me lëkurë
Veshkat e dëmtuara i lejojnë toksinat që të shkaktojnë thatësi, skuqje dhe kruarje të rënda në lëkurë.
Problemet me oksigjen
Një nga funksionet më të rëndësishme të veshkave është që të prodhojnë erythropoietin e cila është e rëndësishme për prodhimin e oksigjenit brenda qelizave të kuqe. Mungesa e qelizave të kuqe mund të shkaktojë anemi apo mungesë hekuri.
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...