Mungesa e hekurit dhe vitaminës B12 ndonjëherë janë shkaktarë, ndërsa ndonjëherë edhe si pasojë e shumë problemeve shëndetësore.
Dhimbja e kokës, mjegullimi i kohë pas kohe të shikimit, brishtësia e kockave dhe thonjve, madje edhe takikardi nuk janë vetëm simptoma të organizmit ndaj oscilimeve të temperaturave në pranverë, por shpesh edhe shenja të anemisë.
Mjekët sugjerojnë se shkaqet kryesore të anemisë janë mungesa e hekurit ose çrregullimi i absorbimit të këtij minerali.
Terapia në rast të anemisë për shkak të mungesës së hekurit nënkupton marrjen e ushqimit të pasur me hekur, si mishi i kuq, peshqit, bishtajoret, pemët.
Sipas mjekëve anemia shfaqet më shumë te femrat për shkak të cikleve të rregullta menstruale, andaj ata rekomandojnë vizitën te gjinekologu.
Anemitë janë përcjellës të shpeshtë të sëmundjeve të veshkave dhe endo-krinologjike dhe kërkojnë trajtim të veçantë, si dhe mjekim.
Studime të shumta tregojnë se mungesa e vitaminës B12 dhe hekurit dëmtojnë punën e trurit, dhe deficiti afatgjatë i tyre hap rrugën për demencën dhe sëmundjen Alchajmer. Spinaqi, dredhëzat dhe boronicat përmbajnë sasi të mëdha të këtyre elementeve ushqyese, andaj duhet konsumuar çdo ditë gjatë kohës së sezonit./Arbresh.info
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...