Shkencëtarët zbulojnë një simptomë të re si shenjë se sulmi në zemër është i pashmangshëm.
Pas ekzaminimit të materialeve të cilat kishin qenë duke i bllokuar arteriet koronare të një numri të madh të pacientëve, një ekip i shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësorë kanë konfirmuar se ka qenë kolesteroli – në formën e kristaleve.
Ata kanë zbuluar se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar është gjetur në mbi 89 për qind të rasteve emergjente. “Në studimet e mëhershme, ne kemi treguar se kur kolesteroli kalon nga gjendja e lëngët në të ngurtë, apo në gjendje kristali, zgjerohet në vëllim sikur akulli dhe uji”, ka treguar Dr. George Abela, profesor i mjekësisë në Universitetin Shtetërorë të Miuchiganit. “Ky zgjerim brenda mureve të artereve mund t’i çajë arteret dhe ta bllokojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar sulm në zemër apo në tru”.
Përveç që shkencëtarët kanë zbuluar këtë simptomë të sulmeve të zemrës, hulumtimet gjithashtu e kanë forcuar faktin se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm e kanë aftësinë ta zvogëlojnë formimin e këtyre kristaleve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...