Dafina është një bimë shumë e pasur me vitamina dhe minerale.
Ajo është mjaft e dobishme për shëndetin e organizmit dhe ofron lehtësim nga shumë probleme, sidomos ato që prekin rrugët e frymëmarrjes.
Kura Aromatike Me Dafinë Kundër Gripit, Bllokimeve Dhe Sekrecioneve
Kura me avullin e lëshuar nga dafina i hap rrugët e frymëmarrrjes dhe zhbllokon hundët.
Ekspertët rekomandojnë zierjen e 6 gjetheve të dafinës në dy gota me ujë.
Pasi uji të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një enë tjetër.
Mbulojeni kokën me peshqir dhe mbajeni fytyrën pranë enës.
Merrni frymë thellë duke nuhatur aromën e këndshme të dafinës.
Shurup Kolle I Përgatitur Në Shtëpi
Dafina përbën një mënyrë efikase për të trajtuar kollën e thatë.
Kura kundër kësaj kolle përgatitet shumë lehtë në kushtet e shtëpisë.
Në një tenxhere ose çajnik hidhni dy gota me ujë dhe më pas 6 gjethe dafine.
Pasi të kenë zier për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet.
Lëngun hidheni në një tas qelqi dhe shtoni gjashtë lugë gjelle me sheqer kaf dhe lëngun e një limoni.
Përziejini mirë përbërësit me njëri tjetrin dhe lëngun futeni në një kavanoz me kapak, të cilin mund ta ruani në frigorifer për 7 ditë.
Kompresat Me Gjethe Dafine
Gjethet e dafinës janë shumë të mira kundër bronshitit.
Me to ju mund të bëni kompresa të mira e shëruese.
Në një tenxhere të vogël hidhni dy gota me ujë dhe pasi të kenë marrë valë shtoni 3 gjethe dafine.
Fikeni sobën dhe pas pak minutash, në tenxhere hidhni një napë të cilën më pas mund ta përdorni si kompresë e ta mbani në kraharor.
Një mënyrë tjetër është që pasi gjethet e dafinës të kenë qëndruar në ujë të ngrohtë për disa minuta, t’i vendosni menjëherë mbi kraharor.
Vaji Esencial I Dafinës
Aroma e thellë e dafinës ju ndihmon të merrni frymë lirisht.
Për përgatitjen e vajit të dafinës ju duhen 4-5 gjethe dafine dhe 2 gota me vaj bajameje të ëmbël.
Pastrojini gjethet dhe hidhini në një kavanoz bashkë me vajin e bajames.
Lërini së bashku për 40 ditë dhe më pas mund ta përdorni vajin për të përmirësuar frymëmarrjen ose kundër sinozitit./agroweb/
“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit, dyfishim ...
Policia në Shqipëri nis hetimet për dhunën në protestën e 7 ...
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin ...
Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin
Begaj: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ...
Kompania japoneze do të investojë 500 milionë dollarë në Ope...