Kemi apo jo dorashka fakti është që i ftohti dëmton lëkurën tonë.
Duke u kujdesut për fytyrën por edhe duart është një rrit i përditshëm tashmë në këtë periudhë.
Përkundrazi, duart, shumë të ekspozuara ndaj të ftohtit ekstrem meritojnë më shumë vëmendje.
Larja e duarve
Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është mëse i përditshëm, por kur kemi të bëjmë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.
Të bukura dhe të buta
Një aleat i mirë për duart është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit prandaj në fund të ditës duhet ti masazhojmë për ti mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri dhe mjaltë, dhe pak qumësht apo kos.
Mos e humbi kurrë vëmendjen
Mes kremërave, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalp shea, të pasura me veti të shumta parandalojnë plakjen e parakoshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.
Para se të flini
Para se të flini duhet të masazhoni lehtësisht duart, duke bërë të mundur që vaji të penetrojnë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës.
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...