Shpesh nuk ka të thotë se sa shpesh e lani fytyrën tuaj për ta pasur të pastër, pasi ka disa prej tyre që duken gjithë kohës si të papastra dhe të vajisura.
Kështu për të garantuar më gjatë një pamje të freskët, ju sjellim dy propozime vërtetë interesante.
Çaji jeshil i freskët apo me bustinë, vihet të ziejë në një enë me ujë për disa minuta. Pasi të jetë ftohur disi shtoni pesë pika lëng limoni. Me një copë pambuk aplikoni lëngun e përftuar në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta.
Më tej mund të laheni normalisht dhe fytyra juaj do të jetë e pastër dhe pa mbetje yndyre.
Edhe rozmarina është një zgjidhje shumë e mirë për të trajtuar fytyrën e papastër. Në një enë me unë vendosni që të ziejnë për thuajse pesë minuta një grusht me gjethe rozmarine.
Lëreni që të ftohet dhe më tej shtoni disa pika limoni. Njëlloj si në rastin e parë me një copë pambuk, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë po aq.
Nëse keni mundësi një veprim të tillë përsëriteni çdo herë para larjes, dhe nëse ju del nga mendja, edhe një herë në javë jep rezultat.
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...