Mungesa e përqendrimit dhe lodhjes mund të ndodhë edhe te njerëzit më të zgjuar kur nuk marrin ujë të mjaftueshëm.
Mungesa e ujit në trup pengon kujtesën, shkakton probleme me të parë dhe e bën të vështirë edhe marrjen e vendimeve më të thjeshta. Uji është i nevojshëm për çdo organ të trupit, ndërsa dehidrimi mund të shkaktojë simptomat e mëposhtme:
Kokëdhimbje
Marramendje
Mungesë koncentrimi
Konfuzion
Mungesë energjie
Frustrim
Disponim të keq
Sa ujë nevojitet për funksionimin e duhur të trurit? Ekspertët thonë se dehidrimi njihet më lehtë dhe më shpejt përmes urinës. Nëse urina përmban ngjyrë të errët dhe ka erë të pakëndshme, kjo do të thotë që ju nuk merrni ujë të mjaftueshëm. Ju duhet të konsumoni rreth 2 litra ujë ose më shumë në ditë, nëse jeni duke ushtruar intensivisht dhe nëse djersiteni shumë. Po ashtu mund të furnizoheni me ujë nëpërmjet ushqimeve të caktuara, si shalqi, tranguj, pjepër ose domate.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...