Shumë ndërhyrje në zemër bëhen për përfitime materiale!

20:49 | 5 Prill 2015
M. A.

Spitalet në Zvicër po u bëjnë presion mjekëve të zemrës për të kryer sa më shumë ndërhyrje, si vendosje të stendave etj., edhe kur kjo nuk është e domosdoshme nga ana mjekësore.
Nga viti 2002 deri në vitin e kaluar vendosja e stendave dhe kateterave te të sëmurët nga zemra është dyfishuar duke arritur në 22.000 në vit.
Kryetari i shoqatës zvicerane të kardiologëve, Urs Kaufmann, ka rrahur alarmin për këtë gjendje në një intervistë dhënë sot gazetës “SonntagsZeitung”.
Sipas tij, kjo rritje e madhe e numrit të ndërhyrjeve nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e pacientëve por edhe me motive financiare.
“Ekziston një interes ekonomik i spitaleve për të bërë këso ndërhyrjesh” ka thënë ai. Me këtë deklarim në fakt arsyetohet dyshimi se joshja financiare e spitaleve dhe e mjekëve qëndron mbi kriteret mjekësore, raporton Zëri.
Nga viti 2002 në Zvicër janë ngritur 25 laboratorë të rinj të kateterave të zemrës. Kardiologët janë nën presion të shtuar të spitaleve për t`i bërë rentabilë këta laboratorë.
Gazeta “SonntagsZeitung” disponon me të dhëna të një klinike e cila kërkon nga kardiologët e vet shtim mbi 5 për qind të ndërhyrjeve brenda vitit. Ndërsa aty nuk përmendet nëse kjo ngritje mbështetet në nevojat e natyrës mjekësore ose jo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme