Një studim i ri ka treguar se ilaçi ivermectin mund të ndikojë fuqishëm në pjellorinë mashkullore.
Studiuesit nga tre universitete në Nigeri kanë testuar ivermectin, një ilaç veterinar (të cilin njerëzit e pinë kundër koronës vetë), ndikon në aftësinë e meshkujve për riprodhim.
Të dhënat kanë gjetur se 85 përqind e burrave që e kanë përdor këtë medikament, që zakonisht u ipet kuajve, kanë mbetur sterilë, shkruan Channel8, transmeton portal arbresh.info
Ivermectin përdoret më së shpeshti kundër parazitëve te kafshët, dhe disa njerëz e kanë marrë atë për të luftuar COVID -in, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët për rrezikun.
Me atë rast, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi një deklaratë dhe vuri në dukje se nuk miratoi ivermectin për trajtimin e koronës as të kafshët, por as të njerëzit.
Pacientët kishin nevojë për trajtim urgjent në dhomat e urgjencës në spitalet në Oklahoma pas një mbidozimi të drogës, tha Dr Jason McElee.
Doza të vogla të ivermectin janë miratuar për përdorim tek njerëzit, por jo për trajtimin e koronavirusit.
“Ka një arsye pse ky ilaç përshkruhet vetëm me recetë – sepse mund të jetë i rrezikshëm,” tha doktori për BBC.
Ai deklaroi se grupi i njerëzve që e mbidozuan këtë ilaç e ngarkuan shtesë stafin e spitalit, i cili tashmë po punon shumë për shkak të rritjes së papritur së rasteve me koronavirus./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...