Shkencëtarët kanë ardh në një përfundim optimist, ku kanë theksuar se askush nuk mund të kontraktojë sëmundjen Covid-19 dy herë.
Ekpertët nga Korea Jugore kishin frikë se pacientët mund të infektoheshin me koronavirus dy herë , pasi që 10 përqind të rikuperuar nga koronavirus në Kinë u testuan përsëri pozitivisht pasi u larguan nga spitali, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtart e Koresë Jugore kanë theksuar se njerëzit që janë prekur një herë nga Covid-19 nuk mund ta marrin përsëri atë, ndërsa kanë theksuar se fajtorë janë testet me defekt.

Sipas Komitetit Qendror Klinik të Koresë së Jugut për Kontrollin e Sëmundjeve, rezultatet pozitive tek njerëzit që janë negativë nga koronavirusi, janë rezultat i “fragmenteve” të viruseve që rrinë në trupat e tyre, të cilat nuk kanë fuqi të shkaktojnë sëmundje ose të infektojnë të tjerët.
Kishte raporte që gjithsej 277 pacientë ishin ri-infektuar, duke ngritur frikën se mutacionet në virus mund të parandalojnë pacientët të zhvillojnë imunitet, gjë që do të komplikonte detyrën e gjetjes së vaksinës dhe eliminimit të mundësisë së imunitetit kolektiv.
Koreja Jugore ka zhvilluar testime në masë për të parandaluar Covid-19./arbresh.info/
Limaj i shkruan Bedri Hamzës: Nisma e gatshme për t’iu bashk...
Haxhiu dekreton një sërë ligjesh, përfshirë anëtarësimin në ...
Isufaj pret delegacion amerikan e ndërkombëtar, në fokus sun...
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrej...
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...