Gjakrrjedhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës. Shumica e njerëzve kanë më raste gjakrrjedhje nga hunda, sidomos fëmijët dhe moshat e treta. Edhe pse gjakrrjedhja nga hundët mund të duket e frikshme, në shumicën e rasteve nuk është e rrezikshme. Gjakrrjedhje e shpeshtë nga hunda konsiderohet ajo kur ndodh më shumë se një herë në javë.
Ja cilët janë disa nga shkaktarët e gjakrrjedhjes nga hunda: Pjesa e brendshme e hundës përmban disa enë të vogla gjaku që qëndrojnë përreth hundës dhe mund të dëmtohen lehtësisht. Dy nga shkaktarët më të zakonshëm të gjakrrjedhjes nga hunda janë: • Ajri i thatë – kur thahen membranat e hundës, janë më të ndjeshëm ndaj gjakderdhjes dhe infeksioneve; • Kruajtja e hundës.
Shkaktarë të tjerë të gjakrrjedhjes janë: • Sinusiti akut; • Alergjitë; • Përdorimi i aspirinës; • Hemofilia (dhe çrregullime të tjera të gjakut); • Holluesit e gjakut, si warfarin and qeparin; • Irrituesit kimik, si amoniaku; • Sinusiti kronik; • Përdorimi i kokainës; • Ftohjet e zakonshme; • Trupa të huaj në hundë; • Spraji për hundët, si ai që përdoret për të trajtuar alergjitë, nëse përdoret shpesh; • Riniti jo-alergjik;• Goditjet në hundë
Shkaktarët më pak të zakonshëm të gjakrrjedhjes janë: • Përdorimi i alkoolit; •Telangiektasi hemorragjik i trashëguar (zgjerim i kapilarëve të gjakut); • Leucemia;• Polipet nazale (mishi i huaj në hundë); • Ndërhyrje kirurgjikale në hundë; • Tumor nazal;• Tremujori i dytë i shtatzënisë
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...