Ky lëng magjik është i pasur me hekur dhe përgatitet për më pak se dyminuta.
Nëse vuani nga mungesa e hekurit dhe jeni anemikë, atëherë pini çdo ditë këtë pije shëruese dhe ndihmoni trupit tuaj me dozën ditore shëndetësore! – transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 2 dardha,
– ½ filxhani spinaq,
– ½ filxhani sallatë të gjelbër,
– një grusht i vogël majdanoz,
– 1 limetë,
– 2-3 fletë herba
Përgatitja:
Lani pemët dhe perimet, limetës qërojani lëvoren. Të gjithë përbërësit bluani në mikser dhe kulloni.

Anemia është një ndër çrregullimet më të shpeshta të gjakut, që rezulton nga pakësimi, rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut.
Simptomat janë: lodhje, gulçim, marramendje, dhimbje koke, zbehje e fytyrës. /Telegrafi/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...